Albana Vokshi kritikon trajtimin luksoz të Ilir Beqajt në Komisionin Hetimor: “Kjo është skandaloze!”

Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar të Sterilizimit, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta ndaj mënyrës se si është trajtuar ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, gjatë seancave të këtij komisioni.

Ajo ka theksuar se është një trajtim i dyfishtë dhe të padrejtë, duke i bërë thirrje kolegëve të saj që të respektojnë procedurat dhe rregullat e paracaktuara për të gjithë dëshmitarët pa dallim.

Në një deklaratë të ashpër, Vokshi ka treguar se ndërkohë që ajo vetë nuk lejohet të sjellë as një parfum në sallën e komisionit, pasi çanta e saj kontrollohet gjithmonë, ish-ministri Beqaj ka pasur mundësinë të hyjë në sallë me një dosje dhe një kuti metalike të zezë, të cilat, sipas Vokshit, nuk dihet se çfarë mund të kishin brenda. Ky veprim ka shkaktuar revoltat e kryetares së komisionit, e cila e ka cilësuar si “skandaloze” këtë dallim në trajtimin e Beqajt.

“Mua nuk më lejohet të sjell parfum me vete, kontrollohet çdo gjë që kam në çantë, ndërsa Beqaj hyn në sallë me kutinë e zezë të metalizuar. Di unë çfarë kishte brenda? Kjo është skandaloze! Ju bëj thirrje të ndaloni këtë trajtim të padrejtë. Ai është një shtetas i thirrur për të dëshmuar dhe duhet të respektohen të njëjtat procedura që janë zbatuar edhe për dëshmitarët e tjerë”, u shpreh Vokshi në një moment të tensionuar.

Kryetarja e komisionit gjithashtu ka folur për mënyrën se si u zhvillua seanca, duke thënë se ishte një “shfaqje” dhe se komisioni po kthehej në një “stallë”. Ajo ka përmendur se, ndërsa Beqaj po shëtiste i lirë në sallë, avokati i tij po përdorte të gjitha mjetet që kishte në dispozicion, duke nënkuptuar një mundësi abuzimi të procedurave.

“Po teprohet. Kam gjetur një sallë të mbushur me Beqajn që shëtiste dhe avokatin që përdorte të gjitha mjetet që janë në dispozicion. U kthye komisioni si stallë”, tha Vokshi, duke e cilësuar sjelljen e këtij komisioni si të papranueshme dhe në kundërshtim me rregullat e paracaktuara.

Ky incident ka nxitur reagime të shumta dhe ka theksuar tensionet që ekzistojnë brenda komisionit hetimor. Vokshi ka kërkuar që procedurat dhe rregullat të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë, pa privilegje për asnjë individ, duke e konsideruar të papranueshëm çdo lloj shkelje të normave të ndershme dhe transparente të hetimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera