Alarm për bombë në zonën e “15-katshit” në Tiranë, gjendet një çantë e dyshimtë

Një alarm për eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme në zonën e njohur si “15-katshi”, në qendër të Tiranës.

Sipas informacioneve paraprake, në zonë është konstatuar një çantë e dyshimtë, e cila ka ngritur dyshime për praninë e mundshme të lëndëve eksplozive.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë, të cilat kanë rrethuar zonën dhe kanë thirrur njësinë antieksploziv për të kryer verifikimet e nevojshme.

Ende nuk ka informacion zyrtar mbi përmbajtjen e çantës apo nëse bëhet fjalë për një rrezik real, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033