Alarm për bombë në Durrës, policia e pranishme

Një objekt i dyshimtë në rrugë është kthyer në alarm për lëndë shpërthyese në Durrës.

Në rrugën paralele me portin detar është konstatuar një telefon me një masë të lidhur me të, që ka ngjallur menjëherë dyshime për bombë dhe është njoftuar. Mësohet se ka qenë një qytetar që e ka parë në rrugë kur ka zbritur nga automjeti.

Policia e cila ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe janë njoftuar forcat xheniere për verifikimin e saj.

Ky zhvillim vjen pas alarmit të djeshëm, ku mbi 100 institucione në mbarë vendin morën email-e kërcënuese për bombë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033