Alarm në ish-fushën e Aviacionit, denoncime për abuzim të përsëritur ndaj kafshëve

Një ngjarje e rëndë, e cila sipas denoncimeve është përsëritur në të njëjtin vend si vite më parë, ka rikthyer shqetësimin për dhunën dhe abuzimin ndaj kafshëve.

Pamjet tronditëse të rastit të ndodhur tek ish-fusha e Aviacionit, të siguruara nga JOQ, kanë ngritur alarmin për rrezikun që paraqesin persona që kryejnë akte të tilla kriminale.

Sipas reagimeve publike, një kafshë e pambrojtur është bërë sërish viktimë e abuzimit nga persona të ndryshëm, të cilët dyshohet se kanë kryer veprime të turpshme dhe të dënueshme ligjërisht. Aktivistë dhe qytetarë shprehen se këta individë shfrytëzojnë faktin që kafshët nuk kanë mundësi të mbrohen apo të denoncojnë dhunën e ushtruar ndaj tyre.

Falë ndërhyrjes së vullnetarëve, qeni i njohur si Nerina, i cili sipas tyre ka qenë viktimë abuzimi për vite me radhë, është shpëtuar. Megjithatë, aktivistët paralajmërojnë se rasti mund të përsëritet, duke theksuar se dhuna ndaj kafshëve përbën një sinjal alarmi për një rrezik më të gjerë shoqëror.

Ata kërkojnë masa të menjëhershme, përfshirë monitorimin e zonës, identifikimin dhe ndëshkimin e autorëve, si dhe forcimin e mbrojtjes ligjore ndaj kafshëve. Një nga kërkesat kryesore mbetet përcaktimi i abuzimit seksual me kafshët si vepër penale e mirëfilltë, me qëllim parandalimin e rasteve të ngjashme në të ardhmen.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033