Akuzat për shpërndarje të informacioneve sekrete tek Epstein, Mbreti Charles përzë vëllain e tij ish-princin Andrew nga rezidenca

Mbreti Charles III i ka kërkuar vëllait të tij, Princi Andrew, të lirojë plotësisht rezidencën e tij në Windsor, duke i vendosur një afat të prerë për t’u larguar.

Sipas mediave ndërkombëtare, monarku i kishte dhënë Andrew Mountbatten-Windsor një afat që prej muajit të kaluar për t’u larguar nga rezidenca me 30 dhoma në Royal Lodge, ku ai kishte jetuar për më shumë se dy dekada.

Princi Andrew është urdhëruar të pastrojë plotësisht rezidencën e tij të mëparshme, Royal Lodge në Windsor, deri në fundjavë, ndërsa stafi ka nisur procesin e largimit.

Sipas raportimeve, kontejnerë të mbushur me sende janë nxjerrë nga prona, ndërsa furgonë transporti vazhdojnë të lëvizin për të larguar objekte nga ambientet e rezidencës. Një pjesë e sendeve personale dhe mobiljeve të padëshiruara janë djegur në territorin e pronës.

Një burim tha se, “Andreut iu tha që gjithçka duhet të nxirret jashtë dhe asgjë nuk duhet të lihet pas. Ai nuk ka ardhur për të marrë asnjë send, duke e lënë stafin të përfundojë punën deri në fundjavë. Nuk duhet të mbetet asnjë gjurmë e ish-banorëve ose stafit.”

Fotot ajrore tregojnë kontejnerë të plotë pranë pjesës së pasme dhe të përparme të rezidencës mbretërore me 30 dhoma. Zona duket kryesisht e zbrazët, ndërsa rojet nuk janë parë në hyrje të Windsor Great Park pranë portave të Royal Lodge.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033