Aktorja amerikane Sydney Sweeney qëndron single, futbollistët e Premier Ligës përpiqen ta “fitojnë”

Aktorja e njohur ka refuzuar më shumë se 100 oferta për takim nga yje të Manchester United, Liverpoolit dhe Arsenalit gjatë muajve të fundit.

Sydney Sweeney, aktorja e famshme amerikane 27-vjeçare, është përsëri single, pas ndarjes nga i fejuari i saj Xhonatan Davino. Ky lajm ka shkaktuar një valë interesimi nga futbollistë të disa prej klubeve më të mëdha të Premier Ligës.

Sipas burimeve pranë saj, yjet e skuadrave si Manchester United, Liverpool dhe Arsenal i kanë dërguar Sidneit mesazhe të shumta, madje duke ofruar edhe fluturime me charter për të takuar aktoren në Europë. Megjithatë, Suini i ka refuzuar të gjitha ftesat.

Një person i afërt me aktoren zbuloi për “The Sun” se inboxi i Sidneit në Instagram është mbushur me mesazhe nga emra të njohur, duke përfshirë shumë futbollistë të Premier Ligës. Disa prej tyre kanë qenë aq insistues sa kanë kërkuar adresën e saj për t’i dërguar dhurata, por aktorja ka qëndruar e prerë në refuzim.

Ai shtoi se në fakt, më shumë se 100 persona nga bota e njohur, përfshirë milionerë dhe njerëz shumë të pasur nga Lindja e Mesme dhe Azia, kanë tentuar ta kontaktojnë Sidnein në muajt e fundit.

Pavarësisht ofertave të shumta dhe interesimit të madh, Sydney Sweeney duket se po preferon të qëndrojë e pavarur dhe pa lidhje, duke shmangur çdo tentativë për të patur ndonjë romancë me këto personalitete.

Ndaj Postimin: