Aksioni ndaj AKSHI-t/ GJKKO heq ndalimin për dalje nga vendi për zv.drejtorin e Policisë së Tiranës, por lë në fuqi pezullimin nga detyra

Gjykata e Posaçme ka përfunduar shqyrtimin e masave të sigurisë për gjashtë personat e përfshirë në çështjen e hetimeve mbi tenderat në AKSHI, duke marrë vendime të reja lidhur me pozicionin e zëvendësdrejtorit të Policisë së Tiranës, Erjon Ismaili.

Për Ismailin, GJKKO ka vendosur revokimin e masës së sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, por ka lënë në fuqi masën ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik”, e cila vijon të qëndrojë në zbatim.

Sipas njoftimit zyrtar, gjykata konfirmon:

  • Vazhdimin e zbatimit të masës së pezullimit nga detyra, sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj Erjon Ismailit.
  • Revokimin e masës së ndalimit të daljes jashtë shtetit, të parashikuar nga neni 233 i të njëjtit Kod.

Vendimi vjen në kuadër të hetimit të gjerë të SPAK-ut mbi dyshimet për shkelje të barazisë në tendera dhe veprime të kryera në bashkëpunim nga një grup i strukturuar kriminal në AKSHI, hetim që përfshin zyrtarë të institucionit dhe administratorë kompanish.

Ndaj Postimin: