Aksion i RENEA-s në Ujin e Ftohtë në Vlorë, operacion i gjerë sigurie në zonë

Një operacion i forcave speciale është zhvilluar në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, ku efektivë të RENEA-s kanë ndërhyrë në terren në kuadër të një kontrolli të zgjeruar sigurie.

Sipas të dhënave paraprake, në aksion janë përfshirë rreth 40 efektivë dhe afro 10 mjete, mes tyre edhe automjete të blinduara. Operacioni është mbështetur edhe nga ajri përmes përdorimit të një droni, i cili ka monitoruar lëvizjet në zonë dhe ka ndihmuar në koordinimin e forcave në terren.

Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar mbi objektivin e ndërhyrjes apo nëse ka persona të shoqëruar. Policia e Shtetit pritet të japë informacion të detajuar në vijim lidhur me aksionin e zhvilluar në këtë zonë të qytetit bregdetar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033