Aksidenti fatal në Cakran, arrestohet 30-vjeçari i përfshirë në ngjarje

Policia e Fierit ka arrestuar një 30-vjeçar, i përfshirë në aksidentin rrugor të ndodhur një ditë më parë në zonën e Cakranit, ku humbi jetën një 16-vjeçar.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Qarkullimit Rrugor pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë vënë në pranga shtetasin S. B., 30 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër. Arrestimi është kryer pas përfundimit të veprimeve procedurale lidhur me aksidentin e ndodhur në aksin rrugor “Levan–Tepelenë”.

Nga ky aksident humbi jetën shtetasi O. M., 16 vjeç, ndërsa ndaj drejtuesit të mjetit është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033