Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në Rumani, disa ditë para ndeshjes Lyon–PAOK, e vlefshme për Europa League.
Sipas mediave të huaja, shtatë tifozë të skuadrës greke PAOK kanë humbur jetën teksa po udhëtonin drejt Francës për të ndjekur ekipin e tyre.
Automjeti me të cilin ata po lëviznin është përplasur me një kamion, duke shkaktuar pasoja fatale.
Autoritetet rumune kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit.
Ngjarja ka tronditur opinionin sportiv dhe komunitetin e tifozëve, ndërsa priten reagime zyrtare nga klubi i PAOK dhe institucionet sportive.