Aksident pranë fshatit Plyk, dy persona përfundojnë në spital

Një përplasje mes dy automjeteve ka ndodhur në aksin e vjetër Fier Ballsh, në zonën pranë fshatit Plyk. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona, të cilët u transportuan me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier dhe aktualisht ndodhen nën vëzhgimin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe grupi hetimor u paraqitën menjëherë në vendngjarje për të kryer veprimet e para hetimore dhe për të sqaruar shkakun e përplasjes.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033