Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Unazën Jugore të Fierit, ku një automjet tip Ford ka goditur një makinë Volkswagen të parkuar në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, është lënduar drejtuesi i mjetit në lëvizje. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Fierit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


