Aksident në Qafë Thanë, rrëzohet autoboti me gaz dhe mbyllet lidhja rrugore Shqipëri–Maqedoni e Veriut

Një aksident i rëndë rrugor ka sjellë ndërprerjen e qarkullimit në rrugën ndërkombëtare që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut, në segmentin Strugë–Qafë Thanë. Ngjarja është regjistruar paraditen e sotme, më 30 dhjetor.

Sipas informacionit të konfirmuar nga Policia Kufitare e Korçës, një autobot me gaz është rrëzuar në pjesën maqedonase të aksit, rreth 3 kilometra larg pikës doganore. Për pasojë, rruga është bllokuar dhe është krijuar rrezik për sigurinë e qarkullimit.

Autoritetet bëjnë të ditur se, deri në eliminimin e rrezikut, është ndaluar lëvizja e mjeteve si në dalje nga territori i Shqipërisë, ashtu edhe në hyrje të Maqedonisë së Veriut. Masa do të mbetet në fuqi deri në hapjen e plotë dhe sigurimin e aksit.

Policia njofton se rruga do të rihapet vetëm pasi të përfundojnë procedurat teknike dhe të garantohet kalueshmëria e saj pa rrezik. Drejtuesit e mjeteve dhe udhëtarët që planifikojnë lëvizje në këtë drejtim këshillohen të shmangin aksin dhe të informohen për alternativat e mundshme të qarkullimit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033