AKSIDENT NË KTHESËN E POCEMIT, NË LEVAN–TEPELENË, PLAGOSEN NËNË E BIJË


Një aksident rrugor është regjistruar rreth mesditës së sotme në aksin Levan–Tepelenë, në vendin e njohur si kthesa e Poçemit.
Një automjet tip “Audi”, për shkak të lagështisë në rrugë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin mbrojtës të rrugës.
Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona, një nënë dhe bija e saj.
Rrethanat e plota të aksidentit mbeten për t’u sqaruar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033