Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit.Në vendin e quajtur “Rruga e Re”,dy mjete,njëri tip Mercedes Benz dhe tjetri tip Toyota,janë përplasur me njëra-tjetrën,gjatë një manovre të gabuar të njërit nga mjetet për tu kthyer majtas.Si pasojë e aksidentit,janë plagosur lehtë çifti i bashkëshortëve që udhëtonin në mjetit tip Benz,të cilët janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat,për të marrë mjekim.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e tij.