Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e Qafës së Koshovicës në Fier. Dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa ende nuk raportohet për të lënduar.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje së bashku me grupin hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Përplasja ka shkaktuar trafik të rënduar në segmentin ku ndodhi ngjarja.


