Aksident në Durrës, arrestohet shoferi i dehur që humbi kontrollin dhe u përplas me një makinë tjetër

Një aksident rrugor është regjistruar në qytetin e Durrësit, ku një 61 vjeçar ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte nën efektin e alkoolit, duke u përplasur me një mjet tjetër.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, nga përplasja nuk ka pasur të lënduar, por janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin T. B., 61 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë testimit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Hetimet treguan se humbja e kontrollit mbi mjetin ka qenë shkaku i aksidentit.

“Shërbimet e Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë shtetasin T. B., 61 vjeç, pasi drejtonte automjetin në gjendje të dehur dhe dyshohet se, si pasojë e humbjes së kontrollit, automjeti është përplasur me një automjet tjetër. Nga përplasja pati vetëm dëme materiale”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore.

Ndaj Postimin: