Aksident në autostradën Vlorë–Fier, një automjet del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, në segmentin që lidh autostradën Vlorë–Fier me rrugën Transballkanike, pranë institucionit të paraburgimit.

Sipas të dhënave nga vendngjarja, në përplasje janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e goditjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar disa metra më poshtë, në anë të kanalit.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se nuk ka persona të lënduar. Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale në automjetet e përfshira.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilat po kryejnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033