Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin Shënkoll–Rrilë, ku si pasojë e përplasjes së fortë mes automjeteve një person ka mbetur i plagosur rëndë.
Nga goditja, njëra prej makinave ka dalë nga karrexhata dhe ka përfunduar në anë të rrugës.
I lënduari është identifikuar si Kristian Kola. Ai është transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal të Lezhës për ndihmë mjekësore, ndërsa më pas është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar.