Aksident në aksin Levan–Tepelenë, kamioni del nga rruga në Poçem, shoferi i lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Levan–Tepelenë, në fshatin Poçem, ku një kamion i ngarkuar me fruta, portokalle dhe mandarina, ka dalë nga rruga në rrethana ende të paqarta.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti tip “Volvo”, me targa AA 859 SJ, ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë karrexhatës. Si pasojë e aksidentit, është lënduar drejtuesi i mjetit, shtetasi O. Rr., i cili është transportuar me ambulancë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Burime spitalore bëjnë me dije se i lënduari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, pasagjeri O. Sh. ndodhet në vendngjarje dhe, fatmirësisht, nuk ka pësuar dëmtime.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, forcat zjarrfikëse dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për sqarimin e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, si edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033