Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit në aksin Karbunarë e Madhe, në afërsi të fshatit Stanë, pranë një karburanti.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet me targa LU 1275 C. është përplasur me një motor. Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit ka mbetur i lënduar.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e ambulancës, të cilat kanë transportuar të plagosurin drejt spitalit për ndihmë mjekësore i plagosuri ndodhet jashte rrezikut per jeten , punonjësit e Policisë, të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e përgjegjësisë dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.