Aksident në aksin Fier–Levan, autobusi përplaset me një Audi automjeti përfundon në kanal, pa të lënduar

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Fier–Levan, në zonën e njohur si Kthesa e Azotikut. Sipas informacionit paraprak, një autobus që udhëtonte drejt Vlorës është përplasur me një automjet tip Audi. Si pasojë e goditjes, Audi ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar.

Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor mbërritën menjëherë në vendngjarje. Ata po punojnë për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit, si edhe për të menaxhuar qarkullimin në këtë segment të trafikuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033