Një automjet “Land Rover” i drejtuar nga një i ri përplasi një këmbësor pranë shkollës së muzikës në Fier, duke e lënë në gjendje të rëndë.
Një tjetër ngjarje e rëndë rrugore ka tronditur qytetin e Fierit, ku një këmbësor ka mbetur i plagosur rëndë pas një përplasjeje me automjet. Incidenti ndodhi pak minuta më parë, në zonën e njohur të kryqëzimit pranë shkollës së muzikës.
Sipas informacioneve paraprake, një mjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një i ri, ka goditur qytetarin teksa ai po kalonte rrugën. Përplasja ka qenë e fortë, duke shkaktuar lëndime serioze.
I plagosuri u transportua me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën. Burime mjekësore bëjnë me dije se po bëhen përpjekje maksimale për stabilizimin e tij.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku shoqëroi drejtuesin e mjetit në komisariat. Ai po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Grupi hetimor po punon mbi analizimin e provave dhe dëshmive të mbledhura në vendngjarje. Hetimet pritet të përcaktojnë nëse ngjarja është pasojë e pakujdesisë së drejtuesit të mjetit, shpejtësisë së lartë apo faktorëve të tjerë.
Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve të tregojnë kujdes maksimal në respektimin e rregullave të qarkullimit, për të shmangur tragjedi të tilla.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, në lagjen “Liri Gero” automjeti me drejtues një shtetas 17 vjeç, banues në Fier, ka përplasur një këmbësor, rreth 35 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i automjetit me të cilin po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.


