Aksident i rëndë pranë QTU-së, një makinë shkrumbohet nga flakët

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në afërsi të QTU-së, rreth orës 02:00 pas mesnatës.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet është goditur nga pas nga një tjetër mjet. Si pasojë e përplasjes së fortë, makina që shkaktoi aksidentin është përfshirë nga flakët, duke u djegur plotësisht.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy autoambulanca dhe një mjet zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë.

Ende nuk dihet numri i personave që ndodheshin në automjete dhe as gjendja e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Si pasojë e ngjarjes, është krijuar një radhë e gjatë automjetesh, që sipas raportimeve arrin deri në 4 kilometra.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033