Aksident i rëndë në Vlorë, humb jetën një këmbësor pas përplasjes nga makina.

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të premteje në aksin rrugor pranë Novoselës.

Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes së fortë nga automjeti ka humbur jetën një person
Menjëherë pas ngjarjes, në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ekipet e urgjencës, të cilat kanë ndërhyrë për menaxhimin e situatës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për identifikimin e viktimës dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033