Aksident i rëndë në autostradën Durrës Tiranë, automjeti përfshihet nga flakët pas përplasjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në autostradën Durrës Tiranë, në afërsi të zonës së Kasharit. Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurat anësore të rrugës.

Pas goditjes së fortë, mjeti është përfshirë nga flakët, duke bërë të domosdoshme ndërhyrjen e shërbimit zjarrfikës për neutralizimin e zjarrit. Aktualisht nuk ka informacion zyrtar nëse ngjarja ka shkaktuar të lënduar.

Policia dhe shërbimet e emergjencës ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033