Aksident i rëndë në aksin Levan Tepelenë, përplasen dy makina dhe tre persona dërgohen në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin Levan Tepelenë, ku dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

Si pasojë e goditjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor. Deri tani nuk ka informacion të detajuar për gjendjen e tyre shëndetësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033