Aksident fatal në Rrenas të Belshit, 73-vjeçarja humb jetën pasi përplaset nga automjeti

Një aksident rrugor me pasojë humbjen e jetës së një këmbësoreje është shënuar në fshatin Rrenas të Belshit.

Sipas të dhënave zyrtare, një automjet i drejtuar nga një 20-vjeçar ka përplasur një grua 73 vjeçe, e cila po lëvizte si këmbësore. Si pasojë e plagëve të marra, e moshuara është transportuar drejt spitalit, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dëmtimeve dhe ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi K. I., 20 vjeç, ndodhet nën veprimet procedurale të policisë, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Autoritetet po hetojnë dinamikën e ngjarjes për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore në lidhje me këtë aksident fatal.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033