Aksident fatal në Hysgjokaj, 70-vjeçari ndërron jetë gjatë drejtimit të motoçikletës

Një aksident me pasojë humbjen e jetës është regjistruar në zonën rurale të Kurtinës, në bashkinë Lushnje, ku një 70-vjeçar ka ndërruar jetë gjatë lëvizjes me motoçikletë.

Viktima, Barjam Dingozi, dyshohet se ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në rrugë, duke pësuar dëmtime të rënda. Sipas të dhënave paraprake, kushtet e motit mund të kenë ndikuar në humbjen e kontrollit të mjetit, ndërsa po shqyrtohet edhe mundësia që i moshuari të ketë pësuar një arrest kardiak në momentin e ngjarjes.

Pas përfundimit të veprimeve të para në vendngjarje, trupi i pajetë është transportuar në morgun e spitalit të Lushnjes, ku do t’i nënshtrohet ekzaminimit mjeko-ligjor për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht dinamikën dhe shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033