Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar këtë të premte në aksin rrugor Lushnje Berat, ku një automjet ka përplasur një këmbësor.
Si pasojë e përplasjes, ka mbetur rëndë i plagosur shtetasi Enver Pepa, 59 vjeç, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes. Pavarësisht ndihmës mjekësore, 59 vjeçari nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë.
Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, një 35 vjeçar, është ndaluar nga autoritetet dhe është arrestuar në lidhje me këtë ngjarje.
Hetimet vijojnë për përcaktimin e shkaqeve dhe përgjegjësive të aksidentit.