Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën në Mirditë ndërsa thekson se janë djegur hektarë pyjesh

Zjarret kanë përfshirë vendin. Agron Gjekmarkaj ka reaguar për situatën në Mirditë ndërsa thekson se janë djegur hektarë pyjesh, ndërsa flakët po u afrohen banesave.

Gjithashtu ai thekson se në këtë situatë kritike, organet shtetërore duhet të shtojnë urgjentisht forcat në terren dhe të marrin çdo masë për mbrojtjen e banesave, njerëzve dhe pasurisë së tyre në Mirditë e kudo ku ka zjarre.

Zjarret që kanë përfshirë vendin gjatë këtyre ditëve po sjellin pasoja të rënda për pyjet, faunën dhe jetën e qytetarëve. Hektarë të tëra pyjesh po digjen aktualisht në Mirditë, ndërsa flakët po afrohen rrezikshëm pranë banesave.

Dorëzimi i shtetit përballë kësaj situate, pa masa të mjaftueshme dhe pa një reagim të shpejtë e të koordinuar, është shenjë e qartë neglizhence dhe papërgjegjshmërie.

I bëj thirrje organeve shtetërore të shtojnë urgjentisht forcat në terren dhe të marrin çdo masë për mbrojtjen e banesave, njerëzve dhe pasurisë së tyre në Mirditë e kudo ku ka zjarre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033