Afrim Qendro është emëruar në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, pas largimit nga detyra si Prefekt i Tiranës.
Deri para pak ditësh, Qendro ushtronte funksionin e Prefektit të Qarkut Tiranë, detyrë nga e cila u zëvendësua nga Shkëlqim Hajdari.
Më herët, Afrim Qendro ka mbajtur edhe postin e drejtorit të Autoritetit Shtetëror të Rrugëve (ARRSH).
Emërimi i tij në krye të Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit shënon një rikthim në një funksion drejtues në administratën shtetërore.