Abuzim seksual dhe shantazh ndaj një 21-vjeçareje, arrestohet një shtetas i huaj në Tiranë

Një shtetas i huaj është vënë në pranga në Tiranë, pasi akuzohet për abuzim seksual dhe shantazh ndaj një vajze 21-vjeçare, e cila punonte për të.

Sipas të dhënave, e reja ishte punësuar prej tij si dizajnuese bizhuterish, aktivitet që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur më 1 dhjetor 2025, në banesën që ai kishte marrë me qira në rrugën “Bogdanëve” në Tiranë. Në kallëzimin e saj, 21-vjeçarja ka deklaruar se ndërsa ndodhej në këtë banesë për të kryer punën, 48-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas saj, situata ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar duke e kërcënuar se do t’i tregonte familjes së saj.

Pas kallëzimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndërhynë duke ndaluar shtetasin e huaj me inicialet M. F., 48 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij, policia gjeti edhe një mjet prerës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan shtetasin e huaj M. F., 48 vjeç, pasi një 21-vjeçare ka kallëzuar se ishte punësuar prej tij si dizajnuese për bizhu, punë që kryhej online për llogari të 48-vjeçarit, në banesën e tij të marrë me qira në Tiranë, në rrugën ‘Bogdanëve’. Sipas kallëzimit, më datë 01.12.2025, ndërsa ndodhej në këtë banesë për të ushtruar aktivitetin e punës, ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Gjithashtu, sipas saj, marrëdhënia ka vijuar edhe më pas, pasi ai e ka shantazhuar se do t’i tregonte familjes së saj. Gjatë kontrollit fizik ndaj 48-vjeçarit iu gjet edhe një mjet prerës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033