A do të sigurojë shteti prodhimet bujqësore në rast fatkeqësish natyrore?

Prej tre dekadash, bujqësia është cilësuar si një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare. Projekte, programe dhe fonde të konsiderueshme, përfshirë mbështetjen nga Bashkimi Evropian, kanë synuar zhvillimin e këtij sektori.

Por për fermerët, një problem mbetet ende i pazgjidhur: siguria e prodhimit përballë fatkeqësive natyrore.

Prej vitesh, në takime me ministrat e Bujqësisë, gjatë fushatave elektorale apo përmes deputetëve që përfaqësojnë zonat rurale, fermerët kanë përsëritur të njëjtën kërkesë: shteti duhet të krijojë një mekanizëm që t’i mbrojë ekonomikisht kur prodhimet e tyre dëmtohen nga përmbytjet, breshëri, thatësirat apo fatkeqësi të tjera natyrore.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 36 vite nga vendosja e sistemit demokratik, një skemë e qëndrueshme sigurimi për bujqësinë nuk është bërë ende realitet.

Tashmë flitet se nisma për sigurimin e fermerëve nga fatkeqësitë natyrore është në fazat e fundit të projektimit.

Por fermerët mbeten skeptikë dhe shtrojnë pyetjen:

A do të jetë kjo një zgjidhje përfundimtare dhe funksionale për mbrojtjen e bujqësisë, apo një tjetër projekt që do të përfundojë në sirtarët e institucioneve?

Pas dekadash pritjeje, fermerët kërkojnë jo më premtime, por siguri konkrete për punën, investimin dhe prodhimin e tyre.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033