Sot, 11 shkurt 2025, Shqipëria do të përballet me kushte atmosferike të ndryshueshme.
Në orët e para të mëngjesit, territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjellë intervale me kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Vranësirat më të theksuara do të jenë në zonat veriore dhe pjesërisht në qendër të vendit.
Pjesa e dytë e ditës do të karakterizohet nga shtim i vranësirave në të gjithë territorin, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit lindor. Në këto zona, mund të ketë reshje shiu dhe dëbore.

Temperaturat e ajrit do të jenë të ulëta në mëngjes, por do të rriten lehtë gjatë ditës. Vlerat ditore do të luhaten nga -3°C në mëngjes deri në 14°C në mesditë.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 6 m/s nga drejtimi juglindje – verilindje. Në brigjet detare, kjo do të krijojë dallgëzim të ulët.