Berisha: “Dosja McGonigal, arkivol i hapur për Ramën”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë gjatë një fjalimi para mbështetësve të tij, duke lidhur kryeministrin Edi Rama me skandalin e njohur si dosja McGonigal.

Berisha tha se kjo dosje është një “arkivol i hapur” për kryeministrin dhe se Rama do të përfundojë aty ku është aktualisht McGonigal, duke aluduar në burg.

Sipas Berishës, skandali McGonigal do të ketë pasoja të rënda për Edi Ramën, i cili, sipas tij, është i destinuar të përballet me pasoja të ngjashme me ato të përfshirë në këtë çështje. “Çdo natë i del në ëndërr ishulli Riker, atje do të përfundojë,” deklaroi Berisha, duke sugjeruar se ky do të jetë fundi për kryeministrin Rama.

Berisha vazhdoi duke theksuar se, pas zgjedhjeve, ai do të angazhohet për të “paketuar” Ramën, duke e përmbyllur këtë kapitull dhe duke siguruar se ky proces do të ndodhi pas fitores së opozitës. Ai e quajti këtë një hap të domosdoshëm për të sjellë drejtësi dhe për të hequr një figurë të tillë nga politika.

Në fjalimin e tij, Berisha shprehu bindjen se fitorja e opozitës do të çojë në një periudhë të re për Shqipërinë, ku drejtësia do të vendoset dhe përgjegjësitë për skandalet e mazhorancës aktuale do të kërkohen. Ai premtoi se, pas zgjedhjeve, çdo hap do të merret për të siguruar që Rama të përballet me pasojat e veprimeve të tij.

Berisha ka theksuar se ky është një moment i rëndësishëm për të gjithë shqiptarët që kërkojnë një qeverisje të pastër dhe të përgjegjshme, duke iu referuar dosjes McGonigal si një mundësi për të dëshmuar se vendi nuk mund të udhëhiqet nga individë të përfshirë në skandale të tilla.

Ndaj Postimin: