Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sukth, ku një vajzë 12-vjeçare ka humbur jetën pas një hemorragjie cerebrale.
Policia e Durrësit ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij incidenti të rëndë.
Sipas burimeve të hetimit, mjekët kanë konfirmuar se shkaku i vdekjes është hemorragjia cerebrale. Në kartelën mjekësore të vajzës, raportohet se ajo kishte patur dhimbje të vazhdueshme dhe shumë të forta në kokë.
Gjyshërit e vajzës e kanë shoqëruar atë në spital, ku ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Megjithatë, për fat të keq, ajo nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka marrë në pyetje mjekët dhe ka nisur procedurën për ekspertizë mjeko-ligjore për të përcaktuar me saktësi shkakun e vdekjes. Materialet e çështjes janë dërguar në Prokurorinë e Durrësit.
Hetimi do të vijojë me dëshmitë e nxënësve dhe mësuesve të shkollës ku vajza ndoqi mësimin, si dhe të afërmve të saj, për të sqaruar më tej rrethanat e kësaj ngjarje tragjike.