Policia e Korçës ka identifikuar autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të 40-vjeçarit Ergyst Shtylla, ndodhur mbrëmjen e djeshme në këtë qytet.
Sipas autoriteteve, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive të dobëta.
Autori i dyshuar, një 39-vjeçar i identifikuar si D. M., është ende në arrati, ndërsa forcat e rendit po vijojnë kontrollet për kapjen e tij.
Sipas kallëzimit të viktimës, ai është goditur me mjet prerës nga D. M., pas një konflikti për motive ende të paqarta. Hetuesit po punojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të siguruar prova ligjore mbi autorësinë e saj.
Ndërkohë, shërbimet e Policisë po kryejnë kontrolle intensive në zona të ndryshme të qytetit dhe rrethinave, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit.
Nën drejtimin e Prokurorisë, hetimet po vazhdojnë për të siguruar një pasqyrë të plotë të ngjarjes dhe për të çuar autorin përpara drejtësisë.