Zalewski: Debutimi me Interin mbushur me emocione, asist për golin e barazimit

Nicola Zalewski ka debutuar me sukses me Interin në derbin ndaj Milanit, duke dhuruar një asist te goli i barazimit 1-1.

I mbushur me emocione, mesfushori shprehu pas ndeshjes se ishte një ditë e veçantë për të, duke theksuar se periudha përgatitore për këtë moment kishte qenë plot sfida dhe ndjesi të forta. “Kam shumë emocione. Këto dy ditë kanë qenë si një malore emocionesh. Dje u përpoqëm të bëjmë gjithçka për të qenë i gatshëm dhe për fat ia dolëm”, tha Zalewski.

Ai nuk harroi të shprehte mirënjohjen për klubin dhe trajnerin, të cilët e mbështetën në këtë periudhë të rëndësishme për të. “Kisha biseduar më herët me trajnerin dhe ai kishte vlerësime të mëdha për mua. Falënderoj trajnerin dhe klubin për besimin dhe mbështetjen që më kanë dhënë”, shtoi ai.

Për të, ky debutim është një dëshmi e dashurisë që ka ndaj klubit dhe se Interi është një vend ku mund të rritet dhe kontribuojë për suksesin e skuadrës. “Po, e dija që do të ishte një eksperiencë speciale, edhe pa luajtur sot. Ky është një grup i shkëlqyer, që është i bashkuar dhe beson në çdo ndeshje”, tha Zalewski.

I pyetur për ndjesitë që kishte përjetuar brenda pak orësh që ishte pjesë e Interit, ai theksoi se kishte hasur një atmosferë shumë pozitive dhe një grup të përkushtuar. “Kjo është një skuadër që ka shumë besim dhe është gjithmonë pozitive”, shprehu ai.

Zalewski foli gjithashtu për fjalët e qetësisë që mori nga Matteo Darmian gjatë ndeshjes. “Darmian më tha të isha i qetë dhe të bëja atë që di më mirë. Kur pashë topin, mendova ta godas me kokë, por më kujtuan fjalët e tij dhe qëndrova i qetë, duke dhënë asistin për de Vrij”, tha ai.

Në fund, mesfushori polak zbuloi se kishte pasur komunikime të vazhdueshme me Piotr Zielinski, shokun e tij të skuadrës nga kombëtarja, para se të transferohej te Interi. “Flisnim çdo ditë për mundësinë e këtij transferimi. Ai më ndihmoi shumë, dhe tani jam këtu për të ndihmuar skuadrën”, përfundoi Zalewski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ndaj Postimin:

Postime të tjera