Shqipëria po humbet lirinë ekonomike. I treti vit radhazi me tregues negativë.

Shqipëria po humbet lirinë ekonomike

Shqipëria po përballet me disa sfida në ruajtjen e lirisë ekonomike, kryesisht për shkak të problemeve me sistemin ligjor, të drejtave të pronësisë, mungesës së pavarësisë së gjyqësorit, si dhe burokracisë që sjell kosto të larta për bizneset.

Gjithashtu, mungesa e rregulloreve të qarta për punësimin dhe largimin nga puna përbën një tjetër faktor të rëndësishëm.

Këto janë gjetjet e fundit nga raporti global i lirisë ekonomike, i publikuar nga Instituti Fraser në Kanada. Edicioni i vitit 2024 (bazuar në të dhënat e vitit 2022) e rendit Shqipërinë me 7.48 pikë nga 10, duke e pozicionuar në vendin e 38-të nga 165 vende në mbarë botën. Krahasuar me edicionet e mëparshme, Shqipëria ka rënë disa pozicione – në raportin e vitit 2023 ishte në vendin e 31, ndërsa në vitin 2022 mbante vendin e 30.

Raporti vlerëson performancën e vendit në pesë fusha kryesore:

  1. Madhësia e Qeverisë: Shqipëria mori 7.81 pikë
  2. Sistemi Ligjor dhe të Drejtat e Pronësisë: 5.43 pikë
  3. Stabiliteti Monetar: 8.76 pikë
  4. Liria e Tregtisë Ndërkombëtare: 8.53 pikë
  5. Zbatimi i Rregullave: 6.9 pikë
Ndaj Postimin:

Postime të tjera