Komunikime me kriminele dhe persona me influencë në botën e krimit. Çfarë nxorri Sky ECC për Jurgis Çyrben?

Komunikime me kriminele dhe persona me influencë në botën e krimit. Çfarë nxorri Sky ECC për Jurgis Çyrben?

Dje përfundoi në pranga, me urdhër të SPAK, ish-deputeti socialist Jurgis Çyrbja, ndërkohë që një tjetër person u arrestua dhe një i tretë është shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për Altin Hajrin, një emër i njohur në botën e krimit në Shijak, i cili përmendet në bisedat e aplikacionit Sky ECC në vitin 2020.

Në këto biseda del edhe emri i Edmond Kocit, i njohur si Mond Çekiçi, një tjetër figurë e njohur e krimit. Aplikacioni Sky ECC ka nxjerrë në pah diskutime që lidhen me përpjekjet për ta përfshirë Çyrbjen si një kandidat të sigurt në listat zgjedhore të kaluara.

Ndërkohë, Altin Hajri është ende në kërkim për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, ndërsa Edmond Koçi (Mond Çekiçi), ish-anëtar i Bandës së Durrësit, u ekzekutua në mars të vitit 2021.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera