Një aksident rrugor ka ndodhur sot në rrugën “Shenjt Leonardo Murialdo” në unazën lindore të qytetit të Fierit.
Sipas burimeve, një motorr është përplasur me një biçikletë, duke shkaktuar plagosjen e të dy drejtuesve. Menjëherë pas aksidentit, ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e qytetit, ku po marrin trajtimin e nevojshëm. Policia ndodhet në vendngjarje për të kryer hetimet dhe për të përcaktuar rrethanat e aksidentit. Nuk dihet ende shkaku i përplasjes dhe gjendja e personave të lënduar.
Ky aksident është në vazhdën e aksidenteve në qytetin e Fierit. Vetëm disa ditë më parë një tjetër aksident i mori jetën një të moshuari në rrugën Skëndërbeu.
Një arsye e fortë dhe burim aksidenti është mungesa e sinjalistikës, rrugës së dedikuar për biçiklteta dhe mungesa e vijave të bardha, e cila bën që drejtuesit e automjeteve të tregohen shpeshherë të papërgjegjshëm.