Ngjarja e rëndë në Fier, ndërron jetë pas një jave i moshuari Namik Rustemi.

Ngjarja e rëndë në Fier, ndërron jetë pas një jave i moshuari Namik Rustemi.

Rreth një javë pas ngjarjes së rëndë në Povelçë të Fierit, ku Ilir Nukaj sulmoi një çift të moshuarish, pronarë të një dyqani të vogël, për shkak se ata nuk i ofruan birrë, ka ndërruar jetë në spital 80-vjeçari Namik Rustemi.

Pas ngjarjes tragjike të ndodhur më 12 Tetor, zoti Rustemi nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të rënda dhe qëndroi në intubim që nga fundjava e kaluar. Ai kishte pësuar lëndime të rënda në kokë dhe trup nga goditjet, ndërsa bashkëshortja e tij 77-vjeçare, e cila gjithashtu u lëndua, fatmirësisht nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, Ilir Nukaj, dhe aktualisht ai ndodhet në paraburgim. Zonja Rustemi, pasi mori ndihmën mjekësore, u kthye në shtëpi dhe tregoi për Policinë detajet e ngjarjes. Sipas informacioneve të gazetarit Kristaq Thano, Prokuroria po heton rastin për “plagosje të rëndë me dashje,” ndërsa Gjykata ka caktuar masën “arrest me burg.”

Dyshohet se 47-vjeçari ishte nën ndikimin e alkoolit në momentin e sulmit, dhe pas refuzimit për birrë, reagoi në mënyrë të dhunshme ndaj çiftit të moshuar. Banorët e zonës dhe nusja e viktimës kanë rrëfyer përjetimet e tyre pas ngjarjes së rëndë. Nukaj është i njohur në zonë si person problematik dhe më parë ka qenë i dënuar me 10 vite burg për tentativë vrasjeje, si dhe ka qenë nën hetim për pasurinë nga OFL në vitin 2020.

Kjo ngjarje dëshmon edhe një herë pëe brishtësinë që kanë fshatrat në qarkun e Fierit. Kjo nuk është ngjarja e parë ku ndodh të ketë rrahje barbare për vdekje. Ka patur raste edhe më të rënda dhe policia nuk ka ndërhyrë dot. Mbase më e mira do të ishte identifikimi i personave problematikë dhe izolimi i tyre.

Ndaj Postimin:

Postime të tjera