STRUM,VIJOJNË ME RITME TË SHPEJTA PUNIMET PËR RESTAURIMIN E KISHËS SË SHËN GJERGJIT.

Po ecin me ritme të shpejta punimet për restaurimin e Kishës së Shën Gjergjit,në fshatin Strum të Bashkisë Roskovec.Projekti synon rikthimin dhe ruajtjen e vlerave historike,arkitekturore dhe shpirtërore të këtij objekti të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore.
Ndërhyrjet restauruese janë përqendruar në rehabilitimin e elementeve të dëmtuara, përforcimin e strukturës së objektit,restaurimin e mureve,çatisë dhe elementeve dekorative,duke respektuar karakteristikat origjinale të monumentit.
Aktualisht,puna po vijon me rikonstruksionin e mureve dhe kolonave të kishës,restaurimin e shtresave të dyshemesë, bazamentit dhe pjesëve të pikturave murale,me synimin për të ruajtur sa më shumë autenticitetin e këtij objekti,është shprehur për Tv Apollon drejtuesi teknik i punimeve, Vasil Boçi.

E ndërtuar në vitin 1782, Kisha e Shën Gjergjit mbart vlera të veçanta historike,arkitekturore dhe shpirtërore dhe gezon statusin e monumentit te kultures e bën edhe më të rëndësishme ndërhyrjen restauruese për ruajtjen e kësaj trashëgimie për brezat e ardhshëm eshte shkruhur drejtuesi teknik i punimeve,Vasil Boçi.
Sinkron.
Me përfundimin e projektit per restaurimin e plote te kishes Shen Gjergji ne Stum,i cili parashikon një afat kohor zbatimi prej 343 ditësh kesaj kishe do ti rikthehet identitetin i saj historik dhe arkitekturor.Sipas drejtuesit teknik të punimeve,zotit Boçi restaurimi do të përfundojë përpara afatit të parashikuar.
Gjithashtu i njejtiburim
ka theksuar se përveç funksionit të saj si objekt kulti për besimtarët,kisha Shën Gjergji pritet të marrë një rol të rëndësishëm edhe në promovimin e turizmit kulturor dhe historik të zonës së Strumit,duke e kthyer në një pikë te rendesishme te trashëgimise dhe identitetit te kësaj treve.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033