Investimet në infrastrukturë vijojnë të shtrihen në çdo njësi administrative të Bashkisë Kuçovë, duke synuar përmirësimin e kushteve të jetesës dhe lehtësimin e lëvizjes për komunitetin.
Prej disa ditësh kanë nisur punimet për rikonstruksionin e rrugës në fshatin Salcë e Poshtme, në Njësinë Administrative Kozare.
Një tjetër investim i financuar nga buxheti i Bashkisë Kuçovë, që vjen në përgjigje të nevojave të banorëve dhe përmbushjes së një premtimi të kryebashkiakut Kreshnik Hajdari për këtë komunitet.
Rikonstruksioni i këtij aksi rrugor synon të përmirësojë ndjeshëm infrastrukturën, duke krijuar kushte më të mira dhe standarde më të përshtatshme për qarkullimin e banorëve dhe mjeteve.
Përtej ndërhyrjes në Salcën e Poshtme, investimet infrastrukturore vijojnë edhe në zona të tjera të territorit të bashkisë.
Qëllimi është përmirësimi i aksesit, zhvillimi i njësive administrative dhe krijimi i kushteve më të mira për çdo komunitet, pavarësisht largësisë nga qendra e qytetit.
Nga një fshat në tjetrin, infrastruktura mbetet në fokus të projekteve të Bashkisë Kuçovë, me investime që synojnë t’i japin një tjetër standard jetësës së banorëve.