Era e fortë rrëzon një kolltuk nga tarraca e pallatit shumëkatësh në Skelë, për pak sa nuk shkakton tragjedi
Një incident i rrezikshëm është regjistruar gjatë natës në zonën e Skelës, në Vlorë, ku era e fortë ka rrëzuar një kolltuk nga një pallat shumëkatësh.
Objekti ka rënë në katin e parë të godinës, duke shkaktuar dëme materiale në një prej bizneseve të zonës.
Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, ndërsa ngjarja për pak sa nuk është kthyer në një fatalitet.