FIER,RIKONSTRUKSIONI I KOPSHTIT DHE ÇERDHES NË LAGJEN “29 NËNTORI” ECËN ME RITME TË SHPEJTA.

Punimet për rikonstruksionin e plotë të objektit të kopshtit dhe çerdhes në lagjen “29 Nëntori” të qytetit të Fierit po vijojnë me ritme të shpejta.Objekti,i cili prej vitesh ishte lënë në harresë dhe ishte kthyer në një pikë grumbullimi mbetjesh,po transformohet plotësisht falë investimit prej 44.6 milionë lekësh,me TVSH, financuar nga të ardhurat e Bashkisë Fier,eshte shprehur per tv Apollon specialistit të punimeve, Milazim Latifi.Sipas te njëjrit burim projekti ka hyrë në një fazë të rëndësishme zbatimi ku punimet jane përqendruar në termoizolimin e jashtëm të godinës dhe shtrimin me pllaka të ambienteve të brendshme.Ndërkohë qe kanë përfunduar instalimet elektrike dhe hidraulike,suvatimet,si dhe ndërhyrjet në çati.

Investimi parashikon ndërhyrje në të gjithë strukturën e objektit,duke synuar jo vetëm përmirësimin e kushteve infrastrukturore,por edhe krijimin e ambienteve bashkëkohore,funksionale dhe të përshtatshme për fëmijët që do të frekuentojnë këtë institucion parashkollor ka thene
specialisti.Sipas tij afati i përcaktuar në projekt për përfundimin e punimeve është nëntë muaj, por ritmi aktual i punës krijon mundësinë që rikonstruksioni të përfundojë përpara afatit të parashikuar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033