Ndotja në deltën e Semanit, prezantohet projekti për rehabilitimin e zonës.Raporti i AMBU: Po degradohen habitatet natyrore

Ndotja masive që vazhdon prej dekadash në Deltën e Semanit po shkakton degradimin fizik të habitateve natyrore për speciet e shpendëve dhe florën në zonë. Ky është përfundimi i studimit të Agjensisë së Mbrojtjes së Baseneve Ujore që i paraprin masave konkrete për rehabilitimin e zonës. Konkretisht raporti sygjeron përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të ngurta, mbledhjen, trajtimin, përpunimin dhe ripërdorimin e këtyre mbetjeve si një standart që duhet të plotësohet në kuadër të direktivave të BE për burimet ujore. Krahas kësaj, raporti parashikon edhe mbylljen e vendburimeve të ndotjes ose rehabilitimin e tyre.
Me një siperfaqje prej 3.19 km 2, Delta e Semanit shtrihet në territorin e bashkisë së Fierit por rrjedha e lumit kalon në territoret e tre bashkive të tjera si Rroskoveci, Patosi dhe Berati. Sipas të dhënave nga Baseni Ujor Seman, detyrimin për zbatimin e projektit të pastrimit e kanë të gjitha bashkitë në territorin e të cilave kalon lumi por edhe kompanitë e naftës.
Materiali që ka pushtuar deltën e Semanit është është disa llojesh. Plastikë, mbetje inerte dhe drusore, mbetje organike dhe hidrokarburesh.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033