SHËN PJETËR,KABINA ELEKTRIKE BLOKON RRUGËN,AUTORITET QENDROJNE INDIFERENTE .

Një kabinë elektrike e vendosur në mes të rrugës kryesore në fshatin Shën Pjetër ka penguar komunikimin e banorëve,duke e ndarë rrugën në dy pjesë. Shqetësimi është ngritur nga kryetari i fshatit,i cili ka pohuar për Tv Apollon se, pavarësisht ndërhyrjes së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për garantimin e sigurisë së kabinës,problemi i bllokimit të rrugës vijon të mbetet i pazgjidhur.
Sipas tij,ndërhyrja nuk është shoqëruar me zhvendosjen e kabinës në një vend tjetër,çka do të mundësonte rikthimin e plotë të qarkullimit në këtë aks rrugor.
Mungesa e rrugëve alternative e bën situatën edhe më problematike,veçanërisht në rastet e emergjencave. Sipas kryetarit të fshatit,në rrugën e bllokuar nuk mund të kalojnë automjetet zjarrfikëse apo autoambulancat,duke vështirësuar ndërhyrjen në rast zjarri dhe transportimin e të sëmurëve drejt spitalit.

Pavarësisht shqetësimit të ngritur pranë OSHEE-së dhe pushtetit vendor,si dhe denoncimit të problemit nga banorët ne media,deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje përfundimtare ka thene kryari i fshatit.
Në emër të banorëve që përfaqëson ai i kërkon OSHEE-së,së cilës qytetarët i shlyejnë rregullisht detyrimet për energjinë elektrike,të ndërhyjë për zhvendosjen e kabinës dhe hapjen e rrugës së bllokuar.
Zhvendosja e kabinës elektrike dhe rikthimi i funksionit të rrugës mbetet kërkesa kryesore e banorëve te Shënpjetres,ndërsa autoritetet duhet te nderhyjne sa me shpejt per ti dhene zgjidhje shqetësimit shumëvjeçar.

Bizneset që reklamohen në rrjetin e TV Apollon

Bëj edhe ti publicitet në TV Apollon

Tel: +355 69 27 56 610

Tel: +355 69 51 27 033