Aksident në aksin nacional Berat Lushnje në afërsi të fshatit Barbullinjë. Një autobuz i linjës Berat Tiranë ku shumica e udhëtarëve janë turistë është përplasur me një automjet top BMW. Përplasja ka qenë e fortë dhe disa udhëtarë kanë marrë lëndime të lehta ndërkohë që në spital është transportuar drejtuesi i mjetit tip BMW.
Policia e qarkullimit në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Sipas të dhënave paraprake, mjeti tip BMW i ka prerë rrugën autobusit, drejtuesi i të cilit edhe pse ka frenuar nuk ka mundur të shmangë përplasjen e fortë aq sa autovetura ka përfunduar në murin mbrojtës të një biznesi.
Po kryhen veprimet hetimore ndërsa udhëtarët kryesisht të huaj janë në pritje që agjencia të sjellë një tjetër mjet transporti për të shkuar në destinacionin e tyre
Aksident në aksin nacional Berat Lushnje në afërsi të fshatit Barbullinjë.